E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonizimi i Lindjes së Mesme, Barak takon Mitchell

Ky do të jetë takimi i dytë i tyre brenda një jave.

Gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave në Jerusalem, Barak deklaroi se do të diskutojë me Mitchell jo vetëm stabilitetin e paqes në rajon, që përfshin edhe pezullimin e kolonizimit, por edhe perspektivën e marrëveshjeve rajonale për Lindjen e Mesme.

Izraeli pret një përmirësim të marrëdhënieve me palestinezët dhe vendet arabe.

Sipas shtypit vendas, qeveria e Benyamin Netanjahut, sheh një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet ngrirjes së kolonive hebreje në Cisjordani me përmirësimin e marrëdhënieve me vendet arabe.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›