E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, zbulohet kontejner radioaktiv

Policia bullgare ka zbuluar një kontejner radioaktiv prej plumbi, me përmbajtje ceziumi, në një fabrikë për prodhimin e ushqimeve për kafshët, në afërsi të Asenovgradit, qytet në pjesën jugore të Bullgarisë.
 

Policia shtoi se kontejneri prej ceziumi, me peshë 190 kilogramë, kishte mbërritur nga Ukraina ndërkohë që ende nuk dihet mënyra sesi kontejneri radioaktiv ka kaluar kontrollet doganore gjatë hyrjes në Bullgari.
 


Ndërkohë policia bullgare theksoi se janë arrestuar tre persona me dyshimin se janë pronarë të kontejnerit radioaktiv.


Ceziumi përdoret për përpunimin e fotokatodave për aparatet fotografike, ndërsa Ceziumi-137 radionukleoid shfrytëzohet në radioterapi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›