E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria arrin marrëveshje për reaktorët bërthamorë

SOFJE-Bullgaria ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane Vestinghauz Elektrik për projektet e ardhshme bërthamore, njoftoi AP.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Vestinghauz do të bashkëpunojë në modernizimin e dy reaktorëve një mijë megavatesh të fabrikës së vetme bërthamore në Kozlodui.
Reaktorëve të ndërtuar në Rusi u skadon afati në vitin 2017 dhe 2019.
Dokumenti gjithashtu parasheh përdorimin, ruajtjen dhe riciklimin e lëndëve djegëse dhe objekteve të reja bërthamore në Bullgari.
Bullgaria ka themeluar programin e saj bërthamor para 35 vitesh. Energjia bërthamore i shërben tashmë një të tretës së popullit bullgar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›