E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Beograd, serbët djegin flamurin e NATO-s

BEOGRAD- Digjet flamuri i NATO-s. Gjatë protestës të zhvilluar në Beograd, kundër një konferencë që NATO po mban në Beograd, serbët kanë djegur edhe flamurin e Aleancës Veri Atlantike. Radio Europa e Lirë bën publik lajmin, të shoqëruar edhe me foto të flamurit të djegur në qendër të kryeqytetit serb.

Rreth 200 veta kanë brohoritur kundër NATO-s, perëndimit dhe kundër politikanëve serbë, para zyrës së Presidentit të Serbisë, Boris Tadic, thekson më tej REL.

NATO fajësohet nga serbët për bombardimet gjatë vitit 1999 në Kosovë dhe Serbi. Të dielën, policia serbe arrestoi edhe disa të rinj serb që po protestonin ndaj mbajtjes së kësaj konference.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›