E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Kushtëzimi i Serbisë në BE për shkak të Kosovës i gabuar

BEOGRAD- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic është shprehur se do të ishte një gabim i madh që në këto momente të kushtëzohen hapat e mëtejshëm të Serbisë drejt anëtarësimit në BE nga presione që i referohen përparësisë së dialogut me Kosovën.

“Serbia është shumë e përkushtuar të realizojë të ardhmen e vet në BE, por nuk mund të pranojë koncesione në procesin e dialogut që do të shkelte pozicionin kushtetues të shtetit tonë”,- ka deklaruar Jeremic.

Jeremic ka theksuar se do të ishte e gabuar që ecuria e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit të përshpejtohet pa ndonjë arsye, pasi sipas tij Serbia është e gatshme edhe në të ardhmen për kompromise racionale e të arsyeshme.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›