E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton i kërkon Unionit Afrikan, largimin e Gadafit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, u bëri thirrje shteteve afrikane të heqin dorë nga lideri i Libisë, Moamer Gadafi, dhe të punojnë në forcimin e demokracisë.

Vizita e Klintonit në Afrikë nisi të premten dhe parashikohej të përfundonte të martën. Përfundimi i vizitës u shty për shkak të shpërthimit të vullkanit Dubi në Eritre, nga i cili hiri vullkanik u shpërnda mbi Afrikën Lindore dhe rajonet e gadishujve arabik.

Në fjalimin e parë të një sekretareje amerikane të shtetit drejtuar Unionit Afrikan, Klinton i kërkoi bllokut 53 anëtarësh të mbështesin tranzicionin demokratik në Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›