E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parma shkaterron Juven

Parma mund thellë Juventusin në Torino me rezultatin 4-1, në ndeshjen e parë të javës së 18-të të Serisë A.

Në minutën e 41-të, Sebastian Giovinco shënon golin e parë për miqtë. Ish-futbollisti i Juventus dyfishon rezultatin në minutën e katërt të pjesës së dytë.

Bardhezinjtë, të cilët luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 17-të e pjesës së parë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Felipe Melo, shkurtuan diferencën me anë të mbrojtësit Legrottaglie.

Në minutën e 62-të, Crespo rrëzohet në zonë nga Chiellini dhe realizon 11-metërshin e akorduar duke çuar në 3-1 rezultatin në favor të Parmës.

Palladino shënon edhe golin e katërt në minutat shtesë të takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›