E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria e Suedia: Ghezali nuk është kamikazi

Pas Suedisë, gjithashtu edhe Bullgaria mohoi se suedezi Mehdi Ghezali, me origjinë algjeriane, të jetë përgjegjës për sulmin e ndodhur kundër autobusit izraelit në bregdetin bullgar.

Lajmin e bëri të ditur agjencia bullgare online “Vesti”, duke cituar Ministrinë e Brendshme, sipas së cilës nuk është e vërtetë se Ghezali është kamikazi që shakatoi vrasjen e 6 personave dhe plagosjen e 31 të tjerëve, disa prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.

Më parë shërbimet sekrete suedeze (SAPO) mohuan që ai të jetë autori i ngjarjes.

Nga sulmi në autobusin izraelit mbetën të vrarë gjashtë izraelitë, një bullgar dhe autori, ka specifikuar ministri Tsvetanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›