Hetime per shperthimin ne Bullgari

Autoritetet bullgare kanë filluar hetimet mbi shpërthimin në autobusin qe ndodhej ne aeroportin e Burgasit, qytet në Detin e Zi, nga i cili mbetën të vrarë 8 persona dhe u plagosën më shumë se 34 të tjerë.
Sipas këtyre hetimeve, shpërthimi mund të jetë vepër e nje atentatori vetëvrasës me dokumenta false amerikane.
Izraeli ka dërguar avione me ekip mjekësor në Burgas dhe zyrtare për të bërë transportimin e viktimave dhe të plagosurve.
Një ditë më parë ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak tha se grupi libanez Hezbollah fshihet pas këtij atentati, nën mbikqyrjen e Iranit. “Të gjitha gjurmët na çojnë tek Irani” tha kryeministri Benjamin Netanjahu. “Izraeli do ti përgjigjet me forcë terrorit iranian”.
Presidenti Obama e cilësoi shpërthimin si një sulm barbar terrotist.
Zyrtaret izraelite thane se pasagjeret e avionit tel aviv-burgas hipën ne autobus rreth pasdites.
Shpërthimi i së mërkurës ndodh në 18 vjetorin e një sulmi të përgjakshëm në një qendër hebrenjsh në Argjentinë. Izraeli akuzoi për sulmin, Iranin por qe u mohua nga ky i fundit.