Kriza siriane hyn ne nje faze te re

Në kushtet kur në Siri situata po bëhet gjithnjë e më tepër dramatike, gruaja e presidentit Bashar Al-Assad, Asma Al-Assad mund të jetë arratisur në Rusi. Kështu shkruan e përditshja britanike “The Guardian”, duke cituar zëra nga Damasku pas ngjarjeve të një dite më parë, ku nga një atentat në godinën e sigurisë kombëtare mbetën të vdekur 4 zyrtarë të larte siriane, mes të cilëve dhe Ministri i Mbrojtjes.
Siç citon edhe “The Guardian”, në Siri qarkullojnë zëra se trupat qeveritare për të rritur edhe më tej frikën kanë thënë për përdorimin e armëve kimike.
Ndërkohë vendndodhja e presidentit Bashar Al-Assad është e paqartë, disa burime thonë se ai mund të jetë i plagosur dhe burime të tjera thonë se mund të jetë larguar nga Damasku dhe ndodhet në gjirin Latakia.
“Vrasja e tre figurave kryesore në zemër të themeleve të mbrojtjes të Sirisë, tregon se presidenti Bashar Al-Assad është duke humbur kontrollin e vendit”, tha Shtëpia e Bardhë.
Sulmi u mor përsipër Ushtria e Lirë Siriane dhe grupi xhihadist "Zoti i Brigadës së Martirëve".