Nikolic takon Fylennë Bruksel, lobon përhyrjen e Serbisë në BE
BRUKSEL- Ish aleati më i ngushtë i liderit radikal serb Voisllav Sheshel, Tomisllav Nikoliç deklaroi dje në Bruksel se do të përpiqet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Lideri i Partisë Progresive u takua me komisionerin europian të zgjerimit Shtefan Fyle, për të diskutuar pikërisht mbi rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Komisioneri nga ana e tij theksoi rëndësinë që Serbia të përmbushë të gjithë kriteret për integrimin në BE dhe të ndërmarrë një qasje konstruktive ndaj fqinjëve të saj, në mënyrë që të arrijë pajtimin.
Në këtë konteks, sipas Fyles, bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve për ish-Jugosllavinë mbetet kusht për cdo hap të procesit të anëtarësimit.
“Ndaj të gjithë liderët politik serb nuk duhet të kursejnë asnjë përpjekje deri në arrestimin e të shumë kërkuarve”- shtoi euro komisioneri.
Ndërsa Nikolic shpjegoi se partia e tij është plotësisht për integrimin e Serbisë, dhe madje edhe vetë pjesa më e madhe e popullsisë është pro anëtarësimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)