E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Vendimi i GJND është hartuar

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës është hartuar dhe atë e kanë edhe Prishtina dhe Beogradi zyrtar. Kështu u shpreh analisti politik Ramush Tahiri, duke shtuar se Serbia përmes Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit do të tentojë të rihapë edhe njëherë bisedimet për statusin e Kosovës.

“Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me debatin që do të zhvillohet në shtator në Asamblenë e Kombeve te Bashkuara dhe me propozimin që do ta paraqes Serbia për vazhdim të negociatave siç i quan ajo të statusit apo siç thotë të çështjeve që kanë mbetur të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” tha Tahiri.

Pas vendimit të GJND-së një nga çështjet që pritet të diskutohet mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë statusi i veriut të Mitrovicës.

“Me sa dihet Kosova është e gatshme të jap një autonomi më të gjerë për veriun e Kosovës dhe të ketë bashkëveprim ndërmjet bashkëveprim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” tha Tahiri.

GJND-ja do të bëjë publik opinionin e saj këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës të enjten në orën tre pasdite. Sipas mediave, gjykatësit e GJND-së janë ndarë në dysh sa i përket vendimit, ku tetë prej tyre vijnë nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa shtatë nga vendet që nuk e kanë njohur atë.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›