E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet Të enjtet shpërndahetFormulari A2

TIRANE- Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë, Formulari A2 i Maturës Shtetërore do të shkojë në duart e maturantëve me datë 22 korrik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që këtë vit ta shpërndajë formularin A2, pas përfundimit të 4 provimeve të maturës Shtetërore dhe publikimit të rezultateve të arritura, në mënyrë që nxënësit të dinë se sa pikë kanë marrë dhe të bëjnë një përzgjedhje më të drejtë të preferencave të tyre. Sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit, aktualisht ka nisur shpërndarja e formularit A2 nëpër drejtoritë Arsimore të të gjithë vendit, dhe ditën e enjte do të jetë në duart e maturantëve. Specialistët kanë zgjedhur këtë periudhë për shpërndarjen e A2, pasi sipas tyre, maturantët duke ditur notat e katër provimeve të maturës dhe notën mesatare të shkollës së mesme mund të bëjnë një përllogaritje se me sa pikë do të hyjnë në garë për në shkollat e larta. Gjithashtu, duke iu referuar edhe pikëve minimalë me të cilët është ulur në auditor fituesi i fundit gjatë vitit akademik 2009 - 2010 për të gjitha degët e universiteteve publike, ata do të mund të bëjnë një përzgje-dhje më të saktë të 10 preferencave në formularin A2.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›