E Diel, 1 Nëntor 2026

Koplik, përplasen 3 automjete, disa të plagosur

KOPLIK- Një aksident i ndodhur sot në aksitn rrugor Koplik-Shkodër, ka shkaktuar disa të plagosur, ndërkohë që nuk ka viktima.

Burime nga policia e Shkodrës bënë të ditur se, në aksidentin që ndodhi në segmentin rrugor në afërsi të fshatit Shtoj i Ri, u përfshinë dy furgonë me targa shkodre, 56 46 E dhe 7889 E, që udhëtonin në drejtime të kundërta, si dhe një autoveturë tip Benz me targa AA 237 CI., të gjithë të mbushur me pasagjerë. Duke i shtuar edhe një motorçikletë, qe ishte pjesë e këtij aksidenti, numri i të plagosurve ka shkuar në 20 vetë.

Forcat e policisë rrugore të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimet rreth shkakut të këtij aksidenti, ndërkohë që dy autoambulanca, kanë transportuar të plagosurit për në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po i jetet ndihma e shpejtë. Nga sa bëhet e ditur, më i dëmtuari ndër të gjithë është drejtuesi i motorçikletës, Eljaz Baroti, 75 vjeç, banor i qytetit të Koplikut të rrethit Malësi e Madhe, i cili ka pësuar disa fraktura në kokë dhe trup.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›