E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqiza 2 orë pa drita, rrezik përmbytjesh në minierë

BULQIZË- Ndërprerjet e energjisë kanë rrezikuar rikthimin e përmbytjeve në minierën e Bulqizës. Përgjatë dy orëve e gjithë zona si dhe Peshkopia nuk furnizoheshin me energji elektrike.

Ndërsa në minierë nuk funksionojnë pompat e ujit, duke rritur rrezikun për përmbytje. Vetëm pas dy orëve ndërprerje është bërë e mundur ndezja e gjeneratorëve, të cilat vunë në funksion sërish pompat.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›