Irani ‘zbut’ dënimin: Sakineh do varet, nuk do vritet me gurë
IRAN-Vijon ende me bujë të madhe cështja e Sakineh Muhamedi Ashtiani në Iran. Autoritetet iraniane shprehen se gruaja e cila ishte dënuar me goditje me gurë deri në vdekje, mund të ekzekutohet me varje.
Qëndrimi i Iranit vjen pasi në mbarë botën pati zemërim për dënimin me vrajsje me gurë ndaj gruas. Për të zbutur situatën, Irani mendon një tjetër zgjidhje. Pas reagimit ndërkombëtar, Irani vendosi që të pezullojë planet për goditjen me gurë. Por tani ka shpallur se do e varë gruan.
Të dielën Malek Ajdar Sharifi, kreu i gjykatës në lindje të Azerbajxhanit, ku gruaja është burgosur ka bërë të ditur se po studiojnë faktin nëse mund të ndryshojnë dënimin e vrasjes me gurë në atë me varje.
Sakineh Muhamedi Ashtiani është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e të shoqit, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.
Ashtiani kishte vuajtur nga duart e të shoqit, që e rrihte atë barbarisht. Avokati i saj tha se i shoqi ishte një person me varësi ndaj drogës. Ashtiani është dënuar edhe me 99 goditje me kamxhik, dënim që e ka kryer.
Në ndihmë të saj janë dhe fëmijët që kanë rrëfyer historinë e dhimbshme publikisht për mediat, duke i bërë të ditur Botës mbarë për ligjet e vjetra.
(d.b/TheGuardian/BalkanWeb)