E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri turk Masut Yilmaz: Turqia ka djegur pyjet greke

ANKARA-ATHINE - “Fondet sekrete të nxjerra nga kryeministria turke përdoreshin për vrasjen e kurdëve të cilësuar si persona të rrezikshëm për sigurinë e Turqisë dhe në veçanti për djegien e pyjeve greke”, ka deklaruar ish kryeministri turk Masut Yilmaz për gazetën turke BirGün. 

Mesut Yilmaz deklaroi hapur se fondet sekretet të kryeministrisë turke, në periudhën e mandatit të kryeministres Tansu Çiller, u përdorën për të organizuar një grusht shteti në Azerbajxhan si dhe për të djegur pyjet e Greqisë në 1995-1997 nga agjentët turq. 

“Për këtë ju siguroj se ekzistojnë në kryeministri të arshivuara të gjitha informacionet përkatëse si dhe çdo raport i ngritur nga shërbimet sekrete turke për çdo ngjarje në detaj”, ka siguruar ai. 

Lajmi ka celur sot gjithë edicionet e lajmeve dhe gazetat vendase në Greqi. 

Opozita greke i bën thirrje qeverisë të hetojë deklaratat e ish kryeministri turk, Mesut Jilmaz, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një çështje madhore politike, që mund të ketë ndikim serioz në marrëdhëniet greko-turke.

Shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme të Demokracisë së re, Panos Panajotopulos foli për "hije të rënda në marrëdhëniet greko-turke" dhe i bëri thirrje kryeministrit turk Erdogan të kërkojë në thellësi informacion për të gjitha aspektet e kësaj "çështjeje të errët".

Kryetari i LA.OS Jorgos Karaxhaferis vërejti se kur ai kishte guxuar dhe kishte denoncuar turqit për zjarrvënie në pyje, politika reagoi duke e quajtur një absurditet ekstrem. 

Kryetarja e "Aleancës Demokratike", Dora Bakojanis, tha se deklaratat e Yilmaz zbulojnë mënyrat e tmerrshme të praktikave të Turqisë për të krijuar një problem të madh, të cilin qeveria greke nuk duhet ta lerë pa investiguar.

Ajo i kërkon qeverisë greke të punojë në tri drejtime: 
- të denoncohet cështja në BE dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare nëpërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme
- të kërkohet kompensim nga Turqia për dëmet ekonomike 
- të punohet për pyllëzimin e zonave të dëmtuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›