E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, pas apelit në News 24 ndihmohet familja e varfër

PUKË- Gjendja e vështirë financiare në të cilën jetojnë bashkëshortët Zef e Liza Manushi, e transmetuar një ditë më parë në News 24 ka sjellë edhe ndihmat e para në këtë familje.

Ndër ata që e vizituan familjen e varfër ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ndue Kola, i cili i ka ofruar kësaj familje ndihmë financiare për të kaluar festat.

“Kur pashë kronikën u trondita. I thashë edhe Zefit që është e papranueshme që një vend që mendon të shkojë në Europë, ka në mes të qytetit një familje që jeton në këtë gjendje. Do vi dhe herë tjetër për t’i takuar, të bëjmë të mundur një strehë për këtë familje”, tha deputeti.

Zef e Liza Manushi jetojnë me 260 lekë ndihmë ekonomike në muaj në një barake që rrezikon shembjen në qytetin e Pukës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ndihmohet familja e varfër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›