E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqiza, Naço përgjigje 23 pyetjeve të PS

Nasip Naço

Ministri i Ekonomisë u kthen përgjigje pyetjeve të deputetëve socialistë për gjendjen në miniera.

Janë dhënë 91 leje shfrytëzimi, eksportojmë 600 mijë tonë

Bulqiza dhe situata e saj lidhur me lejet minerare, kompania ACR si dhe kushtet e minatorëve në miniera janë pjesë e llogaridhënies së fundit të ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, për të gjitha pyetjet. Deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar ministrit me 23 pyetje, si dhe kërkesën për vënien në dispozicion të një sërë dokumenteve zyrtare. Naço, në përgjigjet e tij jep detaje lidhur me numrin e aksidenteve të ndodhura në minierën e Bulqizës për periudha të ndryshme. Nga ana tjetër, ministri jep detaje mbi vlerën e investimit të kryer nga koncesionarët në miniera, si dhe penalitetet që janë vendosur për moszbatimin e pikave të kontratës. Lidhur me kushtet e punës në miniera, nga ana e kreut të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëhen me dije masat që janë marrë apo janë në proces për të garantuar këtë siguri. Poshtë, pyetjet që deputetët e PS-së i kanë drejtuar ministrit si dhe përgjigjet e tij.
Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në lidhje me shtetin shqiptar?
Shoqëria Albania Chrome sh.p.k. është shoqëria koncesionare:
- Për zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8791, datë 10.05.2001, Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës ROT të Minierës së Kromit Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit Burrel ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë së të drejtës italiane DARFO s.p.a., si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje
Dhe:
- Për zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8590, datë 23.03.2000: Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për Uzinën e Ferrokromit të Elbasanit dhe për minierat e kromit të Përrenjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit e shoqërisë italiane DARFO s.p.a, si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje
Cili është kontraktori i vërtetë? Vazhdon Darfo me nënkontraktor ACR, apo është ACR që zëvendëson DARFO-n me ndryshim emri?
Referuar Marrëveshjeve Koncesionare, kontraktor është shoqëria Darfo s.p.a. Shoqëria Albania Chromë sh.p.k. (ACR) është shoqëria koncesionare e krijuar për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.
DARFO s.r.l. dhe DARFO s.p.a. janë e njëjta kompani, apo të ndryshme?
Darfo s.r.l. dhe Darfo s.p.a. janë e njëjta shoqëri, por vetëm ka ndryshuar formën ligjore të saj, nga s.p.a. (societa per azioni në shqip, shoqëri aksionere) në s.r.l. (societa a responsabilita limitata në shqip, shoqëri më përgjegjësi të kufizuar), sipas së drejtës italianë.
Sa është prodhimi i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës?
Prodhimi i realizuar i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës për periudhën 01.01.2010-31.06.2011 është 98 000 tonë.
Nga prodhimi i përgjithshëm i mineralit të kromit, sa është shkrirë në uzinat e ferrokromit dhe sa është eksportuar direkt si mineral?
Për vitin 2010, pjesa e mineralit të prodhuar që shkon në procesin e prodhimit të ferrokromit është 51 mijë tonë dhe pjesa tjetër, 406 mijë tonë.
Sa është vëllimi i eksportit të mineralit të kromit apo ferrokromit në ton dhe në vlerë?
Eksporti i kromit përbën 53-55 % të eksportit në natyrë të mineraleve ( që varion nga 350-460 mijë tonë në vit), ose në vlerë 65-70%, që varion (90-110 milionë USD).
Bazuar në Marrëveshjen Koncesionare të miratuar në Parlament dhjetë vite më parë, sa është totali i investimeve të realizuara nga koncesionari për të gjitha zërat e marrëveshjes?
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Bulqizës, detyrimi i investimit është 22.917.954 USD dhe janë realizuar 11.000.654 USD.
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Elbasanit, detyrimi i investimit është  19.972.048 USD dhe janë realizuar 31.359.173 USD
Për të dy marrëveshjet, detyrimi i investimit është 42.890.002 USD dhe janë realizuar 42.359.827 USD, ose rreth 30 milionë euro. Për investimet e parealizuara, nga METE janë vendosur penalitete në masën 1.639.163 euro dhe 56 000 USD.
A ka filluar të hapet zona veriore e minierës së kromit në Bulqizë? Sa është avancuar drejt thellësisë dhe kur përfundon hapja e saj?
Janë bërë disa përgatitje paraprake në lidhje me hapjen e thellësisë si: shpime sonde për verifikimin e strukturave shkëmbore të thellësisë ku do të kalojë pusi, hapja e galerisë në nivelin 16 për krijimin e unazës së oborrit të pusit që do të shkojë në thellësi dhe hapja e përgatitja e sallës së makinës ngritëse në nivelin e 14 për hapjen e pusit të thellësisë. Është hapur furneli i alimakut dhe është porositur makina ngritëse për pusin e thellësisë.
METE, dhe ju si ministër i METE-s i njihni vlerë ligjore dhe detyruese marrëveshjes së nënshkruar më 9 korrik 2009 ndërmjet ministrit Ruli dhe ACR-së, marrëveshje që modifikonte marrëdhënien koncesionare, por që edhe sot e kësaj dite nuk është miratuar në Parlament, siç e kërkon ligji?
Personalisht mendoj së është ligjore, pasi është një marrëveshje ndërmjet palëve e cila nuk cenon marrëveshjen bazë dhe përcakton mënyrën dhe kohën e shlyerjes së detyrimeve nga koncesionari  për penalitetet e vëna nga METE për vonesat në kryerjen e investimeve.
Sa është fitimi i deklaruar i koncesionarit kryesor në Bulqizë?
Mbështetur në nenin 3, të ligjit nr.8503, datë 30.06.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, ju informojmë se institucioni, i cili ka objekt të tij kontrollin e veprimtarisë financiare të shoqërive tregtare në Shqipëri është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila mund tju informojë saktësisht dhe zyrtarisht mbi fitimin e shoqërisë Albania Chrome sh.p.k. Ose mund ti referoheni faqes zyrtare të Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit, e cila publikon bilancet e miratuara të shoqërive tregtare.
Sa serioz është rreziku që Bulqiza të shkatërrohet për shkak të mungesës totale të investimeve kapitale?
Në aspektin e rrezikshmërisë së qytetit të Bulqizës, aktiviteti minerar nuk ndikon te ndërtimet apo infrastruktura e tij. Për sa i përket investimeve kapitale në minierën e Bulqizës, nuk ka ndonjë rrezik evident për jetën e punëtorëve.
Sa është numri total i subjekteve të licencuara që shfrytëzojnë pasuritë minerare të kromit të Bulqizës?
Numri total i subjekteve që operojnë për shfrytëzimin e mineralit të kromit në Bulqizë është 104, prej të cilave, 91 leje minerare shfrytëzimi dhe 13 leje minerare kërkim-zbulimi.
Në dijeninë tuaj, sa është numri i subjekteve që punojnë pa licencë?
Në dijeninë tonë nuk ka subjekte që veprojnë pa licencë apo individë të caktuar që vjedhin minerale.
Sipas raporteve që dispononi, afërsisht sa ton mineral përbën tregu i mineraleve që eksportohet?
Eksporti në natyrë i mineraleve përbën rreth 600 mijë tonë.
Cilat janë kushtet e punës së minatorëve?
Nga viti 2006 e në vazhdim janë bërë përmirësime të dukshme për sa i përket plotësimit të kushteve të punës së minatorëve, siç ja

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›