E Diel, 1 Nëntor 2026

Këngëtari i njohur pretendon se është ringjallur

Share

Një person në Afrikën e Jugut- që pretendon se është një këngëtar shumë i njohur, i vdekur në vitin 2009, është arrestuar në pritje të analizave të ADN-së.

BBC thotë se personi, i njohur si Khulekani Khumalo- një këngëtar zulu, fitues i shumë çmimeve, vdiq në vitin 2009.

Por tani ai thotë se është rikthyer në familje pasi e kishin grabitur disa zombie.

Familja, përfshi dy gratë e tij, thonë se ai është i vërtetë, por policia thotë se do e padisë për mashtrim nëse testet e ADN-së tregojnë se po gënjen.

Rezultatet e ADN-së pritet të dalin në fundjavë. Në rast se ato përkojnë me personin e arrestuar, policia do të zhvarrosë trupin. Këngëtari u varros pas një ceremonie madhështore ku merrnin pjesë politikanë, media dhe fansa.

Kur u mor vesh lajmi se ai ishte ringjallur, mijëra njerëz vërshuan në banesën e tij. Policia përdori makina ujëhedhëse për të shpërndarë turmën. Këngëtari u tha fansave se ai nuk kishte vdekur, por e kishin mbajtur disa zombie duke e detyruar të këndonte për ta. Ai shtoi se kishte ngrënë baltë për të qëndruar i gjallë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›