E Martë, 3 Nëntor 2026

Bulqizë- Po peshkonte me rrymë elektrike, humb jetën një 30 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sofraçan të Bulqizës.

Sipas policisë, rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›