Tentojnë të kalojnë kufirin me pasaporta ‘fasle’, arrestohen 3 shtetas turq

Tre shtetas turq janë vendosur në pranga pasi tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit duke përdorur pasaporta të personave të tjerë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe një 25-vjeçar turk, banues në Poloni pasi ka u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
“Sekuestrohen 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas. Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni”, thuhet në njoftimi e policisë.
Pas kontrollove të policisë kufitare të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga 25-vjeçari, rezultuan se ata posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe 25-vjeçari për penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/rtsh.al/