E Diel, 1 Nëntor 2026

Cirk me Cirkun Kombëtar, trupës i mungojnë kafshët dhe mjetet (FOTO)

cirku-1—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasan- Cirku Kombëtar ka çelur siparin veror 2013 në pallatin e sportit Tomorr Sinani mbrëmjen e djeshme, si nisje e rrugëtimit edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit edhe pse me vështirësi organizative si pasojë e mungesës së kafshëve, mjeteve dhe profesorëve.

Akrobatët dhe artistët e të vetmit cirk profesionist në Shqipëri, kanë performuar për të pranishëmit numra të ndryshëm mes duartrokitjeve të fëmijëve, të cilët edhe vetë bëhen protagonist të shfaqjes përmes numrave të posaçëm artistik. Lojrat e xhonglerit numrat e aerobisë në lartësi, ato të shpejtësisë dhe truket e kllouni argëtuan pamasë të pranishmit e veçanërisht më te vegjlit. Pas disa viteve harresë, duket se tashmë ky art i veçantë vijon të tërheqë edhe pse me vështirësi ndjekës.

Pas përfundimit të shfaqjes, artistja Klaudja Duro, vajza e mjeshtres Fitnete Duro me një karrier 35-vjeccare në cirk, tha për Gazetën IDEA emocionet e performancës.

Sa vite keni që merreni me cirk?

Klaudja- Unë kam 8 vjet që merrem me cirk. Këtë sport e kam të trashëguar nga mamaja ime Fitnete Duro.

Si shkoj shfaqja sot dhe përse zhvilohen aktivitete në formën e një cirku shëtitës?

Klaudja- Shumë shumë mirë, është viti Ii tretë që ne performojmë për publikun e Elbasanit dhe mbetëm shumë të kënaqur. Në pamundësi që njerëzit të vijnë të shohin cirkun në Tiranë, ne jemi këtu për të kënaqur njerëzit me interpretimet tona. Ne do të shkojmë në disa qytete të shqipërisë, në Korçë, Fier, Vlorë etj.

Ju si artiste e re si e shikoni interesin e qytetarëve për këtë art, që dikur ka qenë ndër më të preferuarit dhe kishte shumë dashamirës?

cirk1Klaudja- Sot ka shumë lloje sportesh, pube, kafene, vende të ndryshme për argëtim dhe të rinjtë nuk e kanë mendje tek cirku. Cirku e ka zanafillën 51 vjet më parë. Dhe prindërit kanë nostalgji për cirkun në kohën e atëhershme dhe gjithmonë mundohen ti sjellin fëmijët, nipër, mbesat. Të rinjtë e sotëm shumë pak janë ato që e preferojnë, po flas për moshën e adoleshencës.

Cili është mesazhi juai për këta të rinj?

Klaudja- Dua tju them këtyre të rinjve, se cirku nuk është vetëm për fëmijë, por në cirk mund ta gjej veten kushdo.

Një tjetër artist i njohur, njëkohësisht edhe koordinatorin i cirkut kombëtar Shpëtim Cekrezin mdau me ne emocionet e asaj nate.

Zoti Shpëtim si paraqitet interesi i spektatorit për cirkun. A është i njëjti interes si dikur dhe a po rikthehet cirku në lartësinë e tij?

Cekrezi- Realisht cirku kombëtar është në nivel të duhur dhe nivel të mirë artistik. Por ka disa probleme tek

cirk2

mënyra organizative. Në çdo qytet ku vemi lodhemi shumë dhe publiku është i ngopur me evenimente të tjera dhe nuk ka shumë pjesëmarrje. Por cirku është një art mundi, një art djerse, një art i vërtetë edhe do të një lodhje të madhe që të dal një shfaqje e bukur. Është rritur interesi edhe nga të rinjtë dhe para të rinjtë. Ne kemi qenë vjet në Prishtinë dhe kemi pasur një sallë të mbushur me rreth 400 mijë spektator.

Cilat janë problemet me të cilat përballet sot cirku?

Cekrezi- Masa teknike, veglat, paisjet, cirkut i mungojnë kafshët, ai ka vetëm pak kafshë të vogla, mungojnë mjetet, profesorët, që të quhet një cirk kombëtar i kompletuar. Megjithatë tani që ne kemi kaluar në vartësi të Ministrisë së Kulturës, diçka do të bëhet.

Në fund producenti Xhelal Halili, në tha se cirku kombëtar do të vazhdojë me aktivitete në qytetet më të mëdha të vendit, për të performuar numrat më të mirë për publikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›