E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë- Vritet një person dhe plagoset vëllai, kishin konflikte me autorin

policia-plagosjeBulqizë- Një person ka vdekur dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëlluan me armë zjarri në Bulqizë.

Sipas policisë së qytetit, konfirmohet se personat mbi të cilët është qëlluar janë vëllezërit Shefqet Shehu i cili ka ndërruar jetë dhe Vedah Shehu, i plagosur rëndë.

Policia bëri të mundur edhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Fadil Ternova.

Thuhet se shkak për krimin është bërë konfliktet e mëparshme që vëllezërit kanë patur me autorin e dyshuar të ngjarjes. Për këtë arsye, Ternpva ka qenë edhe më parë i dënuar me dy vjet burg.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në ambjentet e një lokali ku personi i dyshuar ka hyrë në e ka qëlluar me armë zjarri. Megjithatë, policia ka nisur punën për zbardhjen e detajeve të plota të këtij krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›