Lufta për kromin, në Bulqizëqëllohen 2 vëllezër, njëri vdes
BULQIZE - Lufta për të zotëruar kromin shkakton 1 të vdekur dhe 1 të plagosur rëndë. Dy vëllezërit Shehu janë qëlluar me automatik brenda në një lokal rreth orës 15:00.
Ende nuk dihet shumë detaje por shkak dyshohet se janë konfliktet mes grupeve rivale të kromit, ku në Bulqizë kohët e fundit janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale.
Sipas policisë mes viktimës dhe autorit ka pasur prej disa muajsh konflikt për kromin. Shefqet Shehu është vrarë, ndërsa Vehad Shehu është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital ushtarak të Tiranës.
Sipas policisë Fadil Ternova i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe po dërgohet drejt Drejtorisë së policisë së Dibrës.
AUTORI PERSON I SHPALLUR NE KERKIM
I arrestuari është 25 vjeçari nga fshati Vajkal i Bulqizës në 2012, i cili ishte person në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje
Policia nis veprimet hetimore. Fillimisht u raportua për vdekjen e të dy vëllezërve por më pas u mësua se Vehadi ishte në gjëndje të rëndë dhe nuk kishte vdekur. Policia e mbrritur në vendngjarje ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje
(sg/shqiptarja.com)