Bulqizë, 15 vjeçari humb kontrollin e biçikletës, plagoset rëndë, niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Shëtitja me biçikletë duket se i ka kushtuar një 15- vjeçari në Bulqizë, i cili, sipas informacioneve të para është rrëzuar nga biçikleta gjatë ditës së sotme, ndërsa ka qenë në lëvizje.
Dyshimet e para janë se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të biçikletës dhe është rrëzuar në anë të rrugës, ku, për pasojë, ka pësuar lëndime trupore.
“Në vendin e quajtur “Pishat”, në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore. 15-vjeçari, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.
/rtsh.al/