Policia arreston mashtruesin

Një shtetas që prezantohej si funksionar shtetëror duke përvetësuar para, është arrestuar nga policia.
V. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “mashtrimi” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Ndalimi i tij u bë pas publikimit të një videoje në një emisionin investigativ.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
/ rtsh.al /