E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, 24-vjeçari humb jetën duke mbledhur skrap

Burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari Vilson Gjokola kishte tentuar të mblidhte skrap kur është zënë nga një masiv dheu. Ky ishte një ritual i përditshëm i të riut, i cili skrapin e shiste.

Nga këqyrja e parë e trupit dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Start/

                                                                                             2012-05-26 12:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›