E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Greqi, vrau dy komisionerë më 1997

Kastriot Fejzo, 43-vjeç, është dënuar nga drejtësia në Shqipëri me 18 vite burg, pasi në qershor të vitit 1997, akuzohet se ka qenë bashkautor në vrasjen e dy komisionerëve dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Tre autorët e tjerë të kësaj ngjarje, përkatësisht Roland Hasani, Hysni Dervishi dhe Spartak Sageri, janë shpallur në kërkim nga drejtësia, pasi janë dënuar me 20 vite burg secili. Ndërkohë, një tjetër person është arrestuar për këtë ngjarje, shtetasi Adriatik Sejati, tashmë i dënuar me 18 vite burg. /Start/

                                                                                             2012-05-27 09:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›