E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja shëndetësore e të plagosurave në aksidentin e Himarës

“Sot pritet që mjekët në Spitalin e Vjenës t’i bëjnë provën e zgjimit Florije Pecit. Prova e zgjimit është shtyrë për Eriselda Gubere, është tentuar për t’a shkëputur nga koma, por duke parë se ka dëmtime, mjekët kanë vendosur ta lënë në këtë gjendje”, tha Nikollari. Sipas tij, Gubere mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në kollonë.
     
Ndërkohë, përsa i takon vajzave të tjera të plagosura që marrin shërbimin në Spitalin Ushtarak dhe në Spitalin Amerikan, ato janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e 10 vajzave në Spitalin Ushtarak dhe 2 në Spitalin Amerikan paraqitet e mirë, e stabilizuar dhe nuk kanë shqetësime të tjera”, tha Nikollari duke shtuar se 2 vajzat që ndodhën tek Spitali Amerikan pritet të lënë spitalin të hënën.

Bilanci i aksidentit tragjik të së hënës, i ndodhur në Qafën e Vishës në Himarë është 13 të vdekur, 11 prej të cilëve student në vitin e tretë për Gjuhë Letërsi në Universitetin e Elbasanit, dhe 21 të plagosur. Nga 21 të plagosurat, 2 janë akoma në gjendje të rëndë në Austri, 10 në gjendje të mirë në Spitalin Ushtarak dhe 2 në Spitalin Amerikan. Të plagosurat e tjera janë në shtëpitë e tyre, pasi më parë kanë marrë trajnime mjekësore të specializuara./Start/

                                                                                             2012-05-26 11:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›