Bulqizë, 50 minatorë nisen drejt Tiranës

50 minatorë nga Bulqiza janë nisur drejt Tiranës në mbështetje të protestuesve në Tiranë. Ndërkohë që nesër është lajmëruar nisja e 60 minatorëve të tjerë, për t`iu bashkuar protestuesve në kryeqytet.
Minatorët e Bulqizës janë të vendosur për vijimin e protestave, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë rritjen e pagës 20%, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.
Sot është dita e 18-të, që ata nuk paguhen. Gjithashtu minatorët paralajmërojnë se pas tre ditësh ata do të bllokojnë rrugën nacionale në Qafën e Buallit, që të mos transportohet krom në drejtim të Durrësit apo Elbasanit.