Merkel: Qëndrueshmëria e borxhit, të përmirësohet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas marrëveshjes së arritur me presidentin Nikolas Sarkozy për Greqinë, tha se kriza e borxhit duhet trajtuar në rrënjë.
“Me këtë program, ne duam t`i zgjidhim problemet në rrënjë. Kjo do të thotë se qëndrueshmëria e borxhit duhet të përmirësohet, konkurrenca gjithashtu duhet të pëmirësohet. Këto janë dy arsyet përse vendet në Eurozonë kanë probleme”, ka thënë Merkel.
Gjatë diskutimeve në Berlin ka marrë pjesë edhe presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Zhan Klod Trihet. Detaje të tjera të marrëveshjes Francë-Gjermani nuk janë bërë të ditura ende.