E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 72 minatorë protestojnë për rrogat

 Një tjetër protestë minatorësh ka nisur sot në Bulqizë. Vetëm pak ditë pas rifillimit të punës në minierën e Bulqizës, 72 minatorë të kategorisë D kanë dalë sot në një protestë për mungesën e rrogave.

Sipas tyre, ata nuk janë paguar për ditët e lejes dhe nuk kanë marrë rrogën e 13-të njësoj si kolegët e tyre. Ata shohin si përgjegjës për këtë firmën ACR dhe firmën nënkontraktore, të cilat kanë pasur një konflikt mes tyre dhe asnjëra nuk merr përsipër shlyerjen e detyrimit ndaj minatorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›