Kuvajti njeh shtetin e Kosovës
Shteti i Kuvajtit e njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës si dhe do të nisë shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh, ka konfirmuar të hënën zëdhënësi i qeverisë, njofton agjencia kuvajtiane e lajmeve KUNA.
Ministri i shtetit në zyrën e jashtme Ali Al-Rashed ka thënë se qeveria zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës pas udhëzimeve nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të shkëmbehen përfaqësuesit diplomatikë në nivel ambasadorësh.