Progres-raporti i KE Shqiperia me ngerc te tejzgjatur politik
Komisioni Europian pritet që të mërkurën të prezantojë progres-raportin e tij vjetor për vendet që aspirojnë për të marrë statusin e vendit kandidat apo që të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.
Dy ditë para shpalljes së progres-raportit janë bërë të ditura linjat kryesore për secilin vend.
Për Shqipërinë thuhet se ka bërë një “progres të kufizuar” dhe kjo për shkak të ngërçit të tejzgjatur politik.
Kosova së bashku me Islandën cilësohen si dy raste speciale.
Në raport thuhet se Kosova nuk mund t’i bashkohet BE-së, deri sa të 27 vendet ta njohin atë si shtet.
Raporti shkruan gjithashtu se KE e sheh Kosovën si një vend me ekonomi dhe siguri të lëkundur.
“Papunësia në Kosovë është më e larta në Evropë dhe se nevojitet shumë punë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Për Serbinë, anëtarësimi është ende larg, kur dihet se në dhjetor Gjermania do të bllokojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupeve paramilitare në veri të Kosovës.
Vendimi do të merret nga një grup komisionarësh, ndërkohë që vazhdon presioni ndaj Beogradit për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
BE ka përgëzuar Serbinë pas kapjes së të shumëkërkuarve për krime lufte si Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, megjithatë ende nuk dihet nëse Brukseli do t’i hapë dritën jeshile Serbisë.
Përsa u përket aspirantëve të tjerë të Ballkanit që kërkojnë të aderojnë në BE, Kroacia sipas raportit, “mund” t’i bashkohet BE-së në 1 korrik të vitit 2013.
Por nga ana tjetër, zyrtarët e BE-së do të dërgojnë një mision special për të monitoruar përpjekjet që bëhen në luftën kundër nivelit të lartë të korrupsionit.
Mali i Zi dhe Maqedonia janë në krye të listës për sa i përket progresit në reforma.
Por komisioni nuk thotë nëse dy kandidatët për në BE mund të nisin bisedimet.
Bosnja cilësohet si një shtet i “paralizuar dhe ku mbizotëron konfrontimi” mes serbëve etnikë dhe myslimanëve”.
Në Turqi mbetet ende problematik garantimi i të drejtave themelore dhe liria e shprehjes.
Mësohet se KE do t’i kërkoje këtij vendi të ndalë dhunën ndaj gazetarëve.
“Në Turqi ka mungesë të lirisë së shprehjes.
Është rritur numri i rasteve kundër gazetarëve dhe numri i atyre që mbahen të burgosur”.
Në kapitullin për Turqinë thuhet: “megjithë progresin e bërë në 10 vitet e fundit, kërkohen përpjekje edhe më të mëdha në të drejtat themelore, për sa i përket lirisë së shprehjes”.
Ndërsa Islanda cilësohet si një vend i BE-së dhe kjo për standardet e arritura.
Por gjithashtu vihet re, se anëtarësimi në BE, mbetet një çështje e debatueshme, pasi ekziston ende besimi se islandezët do ta refuzojnë unionin, nëse zhvillohet referendum mbi anëtarësimin.