Eurodeputetet per progres-raportin e KE-se Duhet te rritet pergjegjesia politike
UPDATE - Dy ditë para shpalljes së progres-raportit të Komisionit Europian, janë bërë të ditura linjat kryesore.
KE pritet të rekomandojë statusin e kandidatit për Serbinë, si shpërblim për bashkëpunimin e autoriteteve serbe me Gjykatën e Hagës për kriminelët e luftës.
Por nuk është e sigurt, që shtetet anëtare ta aprovojnë këtë.
Gjermania nuk e fsheh se do të bllokojë në dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupeve paramilitare në veri të Kosovës.
Gjithsesi, Brukseli luan aktualisht me Serbinë politikën e karotës dhe shkopit, për ta motivuar Serbinë të vazhdojë bisedimet me Kosovën, siç konfirmojnë edhe dy numrat kryesorë të dy partive më të mëdha në Parlamentin Europian.
Eduard Kukan, eurodeputet:
“Ka disa sinjale që shtetet anëtare po hezitojnë lidhur me këtë, pasi është Këshilli i ministrave në dhjetor që duhet të marrë vendimin. Mendoj, se vendimi për Serbinë do të jetë pozitiv. Sigurisht që do të varet nga zhvillimet politike brenda vendit dhe jam i bindur që lidershipi i Serbisë nuk mund t’i lejojë vetes që të bëjë gabime tani. Ky është një moment i rëndësishëm dhe përgjegjësia politike duhet të rritet”.
Hannes Swoboda, eurodeputet:
“Disa bëjnë një lidhje të fortë me Kosovën. Sigurisht, në fund të fundit, duhet të gjendet një zgjidhje nga Kosova dhe Serbia. Por për momentin, është e rëndësishme që të japim një sinjal të qartë dhe pozitiv Serbisë dhe t’i kërkojmë asaj që të vazhdojë bisedimet me Kosovën për tu përpjekur për gjetjen e një zgjidhje. Bashkimi Europian duhet t’i menaxhojë bisedimet në atë mënyrë, që të dyja palët të jenë dakort”.
Maqedonia nuk do të marrë një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për shkak të çështjes së emrit. Por ndryshe nga ç’pritej, as Mali i Zi që duket se ka mbushur 7 rekomandimet e Komisionit Europian, nuk do të marrë datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kjo mund të ndryshojë edhe minutën e fundit.
Alexandra Stiglmayer, ESI:
“Sinjali për Malin e Zi do të jetë një shenjë e vogël dhe do të jetë katastrofike nëse s’ndodh. Do jetë një shenjë negative për të gjithë rajonin, pasi tregon, se në rastin e Malit të Zi që ka përmbushur 7 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni, pra edhe kur i ka bërë detyrat e shtëpisë, nuk ka rëndësi. S’besoj se do ndodhë”.
***
Shqipëria konsiderohet se ka bërë progres të kufizuar në mes të ngërçit politik që ka përjetuar vendi që prej 2009, duke mos arritur të marrë statusin e kandidatit. Ky është pa dyshim raporti më kritik deri tani për Bosnjën që është kapur nga paraliza dhe përplasjet etnike. Kosovës i kërkohet që të bëjë më shumë përpjekje për reformat e integrimit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni konsideron, se Kroacia do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në 1 korrik të 2013. Ndërkohë, Turqia përkrah progresit, është ende problematike për garantimin e të drejtave themelore dhe lirinë e të shprehurit. Islanda mbetet i vetmi vend nga paketa e zgjerimit, që ndonëse shënon progres në negociatat e anëtarësimit, mund të rrëzojë hyrjen në BE në një referendum që do organizohet