E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, RISHM dhe AKPN nisin inpektimin e minierës

BULQIZË- 7 ditë pas shpërthimit të ndodhur në minierën e Bulqizës, ku një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën, përfaqësues të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave dhe AKPN kanë mbërritur për një inspektim në këtë minierë, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit, si dhe për të parë nga afër gjendjen në minierën e Bulqizës.

Mësohet se mëngjesin e sotëm puna është pezulluar në të gjithë galeritë e minerës së Bulqizës.

Specilistët pritet të inpektojnë pusin 2 në nivelin 16 ku shtatë ditë më parë ndodhi shpërthmi i gazit dhe si pasojë minatori Naim Shyti humbi jetën, ndërkohë që 8 të tjerë u plagosën.

Në përfundim të vrojtimit nga ana e inspektorëve do të nxirrren shkaqet dhe përgjegjesitë e tragjedisë në minerën e Bulqizës ndërkohë që do vendoset nëse do të nisë puna apo jo.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›