E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Adriatik, vijojnë kërkimet për 8 marinarët

Rinisin kërkimet për gjetjen e 8 anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Renia 1” e cila u mbyt në thellësitë e Adriatikut pas një përplasje me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”. Në kërkime tashmë janë përfshirë dy nga anijet më të mira të flotës shqiptare dhe asaj turke në proceset e kërkim shpëtimit, siç janë anijeve Iliria dhe Barbaros.

Sot kanë rinisur kërkimet në ujërat ndërkombëtare përreth zonës ku ka ndodhur mbytja, ndërsa deri në këto momente nuk ka pasur gjurmë nga marinarët e zhdukur. Por, ajo çka përbën risi në këto kërkime, mësohet se për herë të parë bëhet e ditur se anija “Renia 1” nuk ka qenë e ngarkuar me grurë siç është përfolur fillimisht, por me materiale alumini me një peshë maksimale prej 3 mijë ton, gjë që mendohet se ka ndikuar në fundosjen e menjëhermshme pas përplasjes me tragetin Ankara.

Ngjarja tragjike ka ndodhur 1 orë pas mesnate javën që sapo lam pas, kur në ujërat ndërkomëbtare mbeten të vdekur 8 marinar turq, ndërsa vetëm dy prej tyre, konkretisht kapiteni dhe zëvënës kapiteni arritën t`i mbijetonin kësaj tragjedie. Kërkimet për gjetjen e trupave të zhdukur kanë nisur vetëm pak kohë pasi ndodhi ngjarja, ku u ngrit një grup emergjence, forcat e policisë kufitare, Guardia di Fiananza etj., por pavarësisht ndërhyrjeve, askush nuk ka mundur të gjejë trupat e marinarëve të mbytur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›