E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka shtyrë sot gjyqin në ngarkim të kryetarit të LSI-së Ilir Meta. Pritetj që në seancën e sotme, tre ekspertët shqiptarë të jepnin raportin rreth ekspertimit të videos së përgjimit Meta-Prifti.

Ekspertimi i videos nisi të martën, në ambientet e një Universiteti privat dhe në vëzhgimin e prokurorisë. Në fillim të javës së shkuar ekspertët tërhoqën materialet në prokurorinë e pergjithshme.
 

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›