RISHM në Bulqizë, analizë shkaqeve të shpërthimit

Specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot në Bulqizë për të analizuar shkaqet e shpërthimit në minierë.
Grupi i hetimit, i dërguar nga Tirana nuk ka mundur të realizojë një kontroll të detajuar të zonës ku ndodhi shpërthimi ditë më parë si rezultat i sasisë së madhe të gazit që gjendet aty.
Gjithashtu RISHM do të inspektojë edhe gjëndjen funksionale të minierës dhe nëse nuk ka rrezik për nisjen e punës në galeritë e saj.
Këshilli Sindikal i Minatorëve ka deklaruar se minatorët janë gati të rinisin punën në minierë, por vetëm më urdhër të Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave (RISHM).
Ndërkohë prokuroria po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit si dhe personat që kanë urdhëruar fillimin e punimeve aty.
Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur ditë më parë në nivelin 16 të minierës së Bulqizës humbi jetën minatori Naim Shyti dhe u plagosën 8 minatorë të tjerë.