Rama mbledh qeverinë e re në Vlorë

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama mbledh mesditën e 21 gushtit në një nga hotelet e qytetit bregdetar të Vlorës, ekipin e tij qeveritar. Lajmi u konfirmua dje për "Gazeta Shqiptare" nga burime zyrtare në selinë rozë.
Në mbledhjen e parë të Ramës me ministrat e tij, mësohet se jashtë diskutimeve nuk do të ngelet as kodi etik i ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar dhe që siç ka premtuar kryesocialisti bazohet në modelet më të shkëlqyera të mirëqeverisjes demokratike. Ky është takimi i parë i kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, me të gjithë anëtarët e kabinetit./Indeksonline/