E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, arrestohet tregtari i kromit, Adrian Duriçi

BULQIZE- Policia njoftoi sot arrestimin e shtetasit, Adrian Duriçi,  me urdhër të Gjykatës së Lartë, pasi kjo e fundit kishte dhënë masën me burg pa afat për të.

Duriçi ka qenë i përfshirë në një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin ku gjeti vdekjen një kalimtar i rastit, Femi Kurçani, dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 5 janar të këtij viti.

Gjykata e Peshkopisë kishte dhënë për të masën arrest shtëpie,  duke e akuzuar atë per armembajtje pa leje, ndërsa Gjykata e Lartë ka ndryshuar masen dhe akuzën. Gjykata e Lartë e akuzon ate per vrasje në tentativë, duke i ndryshuar  masën në burg pa afat. Mësohet se familjarët e tij pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq, më 12 tetor në shtëpinë e Adrian Duriçit shpërtheu një sasi tritoli, për fat të mirë duke mos shkaktuar asnjë të lënduar apo viktimë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›