E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, digjet plotësisht një banesë dy-katëshe, shpëton çifti i të moshuarve

BULQIZË- Një banesë është djegur plotësisht nga flakët në komunën Zerqan të Bulqizës.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qenë një çift të moshuarish, të cilët kanë arritur të dalin në kohë prej saj, pa u dëmtuar.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Bëhet me dije se banesa dykatëshe është djegur plotësisht nga flakët. Të moshuarit që jetonin vetëm thanë se zjarri ra fillimisht në katin e parë për tu përhapur më pas me shpejtësi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›