Kërkesa e LSI, Kolegji Zgjedhor: Për Kukësin të kryhet akt ekspertimi
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë provat e vëna në dispozicion nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për qarkun e Kukësit, e cila pretendon një mandat në këtë qark.
Mësohet se Kolegji Zgjedhor ka pranuar pamjet filmike të cilat tregojnë mospërputhjet e votave. LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandate në këtë qark.
Kështu, Kolegji Zgjedhor ka vendosur se do të kryhet një akt ekspertimi lidhur me qarkun e Kukësit. Pritet që akt ekspertimi të kryhet nga ekspertë të LSI dhe PD.
LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit, ndërkohë që në orën 18:00 do të rinisë seanca ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e LSI.
Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e LSI per Kukësin
Ora 14:40- Kolegji Zgjedhor u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesen ankimore, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për qarkun e Kukësit.
Trupa e Kolegjit Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së, për rezultatin e qarkut Kukës, ku ajo pretendon se mund ta marrë mandatin e katërt në këtë qark dhe jo PD, pasi rezultati është shumë i ngushtë: vetëm 15 vota. LSI kërkon pavlefshmëri në 15 qendra votimi në Kukës.
Sipas vendimit të KQZ-së ndarja e mandateve për qarkun Lezhë është 3 me 1 në favor të koalicionit të djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas një takimi sot me kryetarin e PS-së Edi Rama, tha se "LSI pret vetëm zbatimin e ligjit nga Kolegji për ankesën për qarkun Kukës".
(e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, rrëzon rinumërimin e KQZ për qarkun Lezhë