E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci uron Bashën: Zgjedhja juaj me një proces transparent

PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi uroi Lulëzim Bashën me rastin e zgjedhjes kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim t'ju përgëzoj për zgjedhjen në krye té Partisë Demokratike të Shqipërisë. Zgjedhja juaj kaloi nëpër një proces demokratik, transparent dhe të konkurrencës së lirë, shenjë se kultura demokratike në shoqërinë shqiptare po krijon traditë të mirë edhe në këtë rrafsh të rëndësishëm të konsolidimit të vlerave”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

“Duke shprehur urimet më te sinqerta Ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis PDK-së dhe PDSH- së në shërbim të forcimit të raporteve midis dy vendeve tona, me synim për promovimin e vlerave të përbashkëta në planin e brendshëm dhe me vizion të integrimeve euroatlantike, në planin global. Partia Demokratike Shqipërisë nën drejtimin tuaj besoj se do ta luaj rolin adekuat në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Shqipëria”, thuhet më tej në komunikatë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›