E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 10 të plagosur pas një incidenti në aeroportin e Nju Jorkut

NJU JORK- Dhjetë persona janë plagosur në aeroportin e Nju Jorkut, "La Guardia", pas një incidenti, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Dhjetë persona u plagosën. Gjashtë prej tyre u shtruan në spital", theksuan burimet zyrtare amerikane.

Sipas një bilanci të mëparshëm, pesë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin plagosur. 

"Aeroporti u mbyll përkohësisht pas incidentit", shtuan burimet zyrtare vendase.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›