Bulqizë, e zë poshtë dheu, humb jetën minatori
BULQIZE- Një tjetër minator humb jetën në minierën e Bulqizës. Dilaver Koçi, 53 vjeç humbi jetën sot në galeritë e thella, ndërsa u zu poshtë nga një masiv dheu.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në galerinë 41, e cila është në shfrytëzim të një subjekti privat.
Policia ndërkaq ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, dhe nëse janë plotësuar kushtet e sigurisë në punë.