E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: G99 mund t’i bashkohetPartisë Socialiste

TIRANE- Kreu i partisë G99, Erion Veliaj, në një intervistë të dhënë dje në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në News 24, la të hapur mundësinë e bashkimit me Partinë Socialiste.
Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, ku ishit dhe ju i pranishëm, z.Rama ju bëri ftesë publike që të bëheni pjesë e PS-së...
Nuk ka asnjë habi që njerëzit e mirë dhe progresistë të bashkëpunojnë. Ka më shumë habi të shikosh Nanon, Berishën dhe Metën që janë në një triumvirat sundimi të këtij vendi prej 20 vitesh. Pra kur gjithë forcat e së keqes, pra ky aks i së keqes bashkëpunon, pse të mos bashkëpunojë edhe aksi i së mirës. Greva e urisë më bëri të kuptoj disa gjëra. Ndanim shumë gjëra të përbashkëta. Sigurisht, greva ishte një moment ekstrem i të njohurit të njerëzve, por ndoshta njerëzit njihen në aksion sesa në llafe. është lajm i mirë besoj që po afrohen dhe po bashkohen progresistët. Sigurisht është lajm i keq që të njëjtën gjë po bëjnë edhe ato forca si ato që përmenda, pra klubi i ish- kryeministrave, të cilët vazhdojnë të sundojnë Shqipërinë pavarësisht se kanë thënë edhe të fundit për njëri-tjetrin. Kështu që ndoshta mënyra më e mirë për të përballur aksin e së keqes, është për të krijuar një aks të progresit dhe besoj se drejt kësaj do shkojmë.
Prisni ndonjë grevë tjetër urie për të menduar për bashkimin e G99-ës me PS-në, apo e keni marrë tashmë këtë vendim?
Në këtë moment ku është Shqipëria, nuk kemi shans për të qenë të copëzuar. I vetmi shans për të fituar përpara këtij aksi të së keqes, është të krijojmë një aks të progresit dhe të bashkohemi në një front të ri opozitar. Ne si G99 kemi filluar prej disa kohësh një diskutim për të ardhmen tonë. Sot jemi më afër këtij diskutimi. Greva ishte një moment për të reflektuar dhe fundi i kësaj greve është një moment për të rikonceptuar opozitën.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›