E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, grabisin me armë e maska kambistin në kamion, një në pranga

BULQIZË- Rikthehen grabitjet me armë e maska. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur mesditën e sotme një kambisit që udhëtonte me një kamion. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ostren të Bulqizës, rreth orës 16:30, teksa nën kërcënimin e armëve dy persona të maskuar kanë ndaluar kamionin që drejtohej nga shtetasi Astrit Koleci dhe kanë grabitur të hollat që kishte me vete pasagjeri Ulmi Tomja.

Mësohet se kambistit Tomja i janë grabitur 3 mijë euro, ndërsa menjëherë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq, policia e Bulqizës nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa në më pak se një orë arriti të kapë një prej autorëve të grabitjes. Sipas tyre, njëri nga autorët e ngjarjes është 20-vjecari Shefki Muka, të cilit i është gjetur edhe një maskë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›