E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten 2 persona në Durrës e Shkoder, ende të paidentifikuar

DURRËS- Mbytet një person në plazhin e Durrësit. Trupi i pajetë i një pushuesi të moshës 35-40 vjec është gjetur sot pasdite në breg të detit nga pushues të tjerë.

Mësohet se trupi është gjetur në afërsi të plazhit tek shëtitorja Taulantia, ndërsa është lajmëruar menjëherë policia.

Blutë e Durrësit nuk e kanë identifikuar ende viktimën, por mësohet se trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të qytetit dhe po i nënshtrohet ekspertizës-mjeko ligjore, çka do të nxjerrë edhe shkaqet e mbytjes së tij.

Pak orë më vonë, një tjetër person është gjetur i mbytur në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të policisë kufitare, personi i mbytur është gjetur nga një peshkatar, në territorin e Malësisë së Madhe.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 27-28 vjec, me ngjyrë. Po sipas të njëjtave burime mësohet se viktima mund të jetë shtetas pakistanez.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›